Aktivistja për mbrojtjen e Teatrit, Mirela Cela Jorgo, ka habitur me një reagim të saj në mbrojtje të mjekut Edvin Prifti, që u arrestua për korrupsion.
“Të dashur miq
Nëse një mjek si Edvin Prifti do të shpëtonte jetēn e një familjarit tim, nënës, babait, fëmijës, bashkëshortit etj, do ia jepja me qejf jo vetēm lekët për punën e tij, por ndoshta edhe ndonjë dhuratë të çmuar.
Talenti i tij si mjek nuk u vlerësua kurrë në këtë vend. Asnjëherë. Ështe absurde që një mjek si Edvini, me parametrat e njē gjeniu ne mjeksi të mos kishte luksin të jetonte mirë ekonomikisht
Tani që u sulët si kafshë kundra tij, shkoni operohuni tek spitalet private që ua masin kokēn me pe
Ndoshta Edvini pati edhe gjuajtje nën rrogoz nga konkurrenca që po u bënte atyre.
Pra nese keni dhëne 1 mije euro per nje operim teper të veshtire në zemer, shkoni jepni 20 mijë euro tek spitali privat
Vazhdoni kuisjet tuaja se armiku në këtë vend qenka doktor Edvini
Jepini dhe ndoshta e meritoni te mos ketë mjekë të zot që t’ju vizitojnë dhe të vdisni si qen rrugëve”, shkruan ajo.
Kujtojmë që mjekut Prifti, vetëm në shtëpi iu gjetën 500 mln lekë, të cilat mendohet se i ka përfituar nga ryshfetet që merrte. /TemA
g.kosovari