Analisti Baton Haxhiu komentoi mbrëmjen e së premtes për ‘Java në RTSH’ zgjedhjet që Kosova pritet të mbajë këtë 14 shkurt.
Ai u shpreh se Kosova do të zgjohet pas të dielës nën qeverisjen e një të majtë autokrate.
Në panelin me analistët Precc Zogaj dhe Lorën Vangjeli, gazetari i njohur nga Kosova u shpreh:
“Pas 14 shkrutit do të ketë një dashuri të re për Kosvën dhe ajo quhet Vetëvendosje. Pra një të majtë autokrate. Por kjo parti nuk ka në program për të zgjidhur problemet aktuale, por ato të historisë. Nga eksperienca di se të majtët nuk kanë aftësi të zgjidhin problemet e mëdha të Kosovës” – tha Haxhiu.
Ai u shppreh se pas 14 shkurtit nis rruga e parë e përlplasjeve mes Tiranës dhe Prishtinës.
“Pritet të ketë një betejë për lidershipin e ri të shqiptarëve, Kurti apo Rama” – tha Haxhiu për “Java në RTSH”.
g.kosovari