Analisti Baton Haxhiu komentoi të premten në mbrëmje zgjedhjet që Kosova pritet të mbajë këtë të diel.
Ai tha se fakti që LDK dhe PDK kanë qenë në pushtet njëra pas tjetrës, ndryshimi në Kosovë për momentin nuk është fokusuar te projektet politike, por në parimin ‘hajt t’i provojmë këto të Vetëvendosjes’.
“Slogani i Vetëvendosjes është kthyer sikur të thuash; hajt t’i provojmë këto se mos e zgjidhin hallin. Vetevëndosja nuk e përmendi dialogun me Serbinë gjatë fushatës. Por pa pjesëmarrjen ndërkombëtare dhe të partive të luftës është e pamundur të zgjidhen çështjet kryesore të Kosovës. Ne jemi kthyer te vitit 1999 që jemi vrarë, jemi dhunuar dhe kjo gjuhë në një moment politik nuk mjafton për ta zgjidhur problemin e Kosovës” – tha Baton Haxhiu për ‘Java në RTSH’./a.p