Nga Pëllumb Karameta
Blofi 1: P:S premtoi 5% të PBB, por financoi më pak se gjysmën, 2.4%.
Fakti : Në vitin 2019, shpenzimet për arsimin ishin sa,11.3% të Shpenzimeve publike. dhe 3.31 % të PBB. Në vitin 2021, buxheti për sektorin e arsimit arrin në 4,44% ndaj PBB-se dhe 12.7% ndaj shpenzimeve të buxhetit, në vitin 2021 – rritja më e madhe të këtij sektori.
UNESCO: Dakordësia ndërkombëtare në vitin 2015, parashikoi që shpenzimet publike për arsimin të jenë paktën 4% deri 6% të PBB-së dhe / ose të paktën 15% deri 20% të shpenzimeve totale publike.
Blofi 2 : Gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD, 2006-2013, u ndërtuan e rindërtuan 1,314 shkolla.
Fakti : Në vitin 2013, sektori i arsimit trashëgonte 30 milionë euro borxhe dhe 600 shkolla në rrezik shembje apo kushte shumë të vështira arsimore, çka nuk dihej përpara zgjedhjeve.
Gjatë periudhës 2014-2021: Janë ndërtuar/rehabilituar 274 objekte shkollore dhe terrene sportive nga buxheti i shtetit, 200 milion euro për investime në infrastrukturën sportive, 113.7 milion Euro për ndërtimin/ dhe rikonstruksionin e 267 objekteve arsimore, palestra, terrene sportive dhe janë ndërtuar apo rindërtuar 3,813 klasa, laboratorë e mjedise sportive.Në vitin 2021 vijon ndërtimi dhe rikonstruktimi i 120 shkollave të reja dhe rreth 40 mijë nxënës do të jenë përfitues me një vlere financimi prej 3 miliard lekë. Në procesin e rindërtimit janë të përfshira 167 objekte në fushën e arsimit me fonde nga buxheti i shtetit dhe donatorët, me rreth 42 mijë nxënës përfitues. Në vitin 2014, arsimi profesional (AP) kalon në MFE prandaj investimet e bëra në AP nuk janë të përfshira. Gjithashtu, nuk janë përfshirë investimet në infrastrukturën shkollore nga të ardhurat që sigurohen nga taksat edhe Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.
Blofi 3 : Sot, 1 në 4 nxënës braktis shkollën
Fakti : Krahasuar me të dhënat e UNESCO-s. Në vitin shkollor 2013-2014 në arsimin bazë braktisen 2,198 nxënës ose 0.58%. Në vitin 2019-2020 në arsimin bazë 1,458 nxënës ose 0,49 %. Pjesëmarrja në arsimin parashkollor në Shqipëri është më e lartë se në Serbi (61.9% – 2018), Malin e Zi (67.3% – 2018) dhe Maqedoninë e Veriut (35.5% – 2017). Pjesëmarrja në arsimin fillor në Shqipëri, është mbi nivelin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore – 91.8% (2018).
Blofi 4: 32 mijë nxënësit më të mirë, më të talentuar në 3 vitet e fundit janë larguar për në universitetet e Europës apo botës.
Fakti: Në 3 vitet e fundit, në universitet të huaja janë regjistruar rreth 9000 nxënës. Shifra mbështetet nga çfarë QSHA e cila legalizon si dokumente për në ambasada, në periudhat korrik-gusht- shtator. Gjithashtu,bazuar në raportin e fundit të UNESCO-s numri i studentëve që vazhdojnë studimet jashtë vendit, në të gjitha nivelet e studimit është rreth 18 000 http://uis.unesco.org/en/uis-student-floë#slideoutmenu.
Blofi 5 : U premtua rritje e pagave të mësuesve 40%, por në 8 vjet, duke llogaritur inflacionin, rritja është krejt e papërfillshme.
Fakti : Vetëm gjatë mandatit të dytë qeverisës: Në vitin 2017 – rritja e pagës prej 10%, efekti financiar 1.5 miliardë lekë;Në vitin 2019 – rritja e pagës prej 7%, efekti financiar 1 miliard e 355 milionë lekë, përfitojnë 100% e punonjësve të arsimit parauniversitar;Në vitin 2021- rritja e pagës prej 15%, efekti financiar i parashikuar është 3 miliardë e 500 milionë lekë, përfitojnë 100% e punonjësve të arsimit parauniversitar.
Blofi 6 : Renditja e Shqipërisë në çdo raport të organizatave ndërkombëtare, apo në PISA 2018, dëshmon dështimin e politikave 8 vjeçare në arsim
Fakti : Në PISA 2018, nga 79 vendet pjesëmarrëse, jemi renditur në vendin e 63-të, duke lënë pas 16 vende. Më e lartë se nxënësit në Kosovë, RMV dhe BH, në të tri fushat. Në matematikë, në vendin e 49-të, lamë pas 30 vende; rritje me 24 pikë nga cikli i 2015-ës. Shqipëria renditet në vendin e 3-të me rritjen më të madhe në fushën e matematikës midis vendeve pjesëmarrëse në PISA, përgjatë një cikli. Gjatë dekadës së fundit, rezultatet e testit janë rritur nga 397 pikë në 2010 në 434 pikë në 2018. Portali “Mësues për Shqipërinë” ka siguruar punësimin e mësuesve nëpërmjet meritës, shmangies së nepotizmit, ndikimit të politikës, transparencës dhe vetë-menaxhimit. Progres raporti më i fundit i BE-së në vitin 2018 e vlerëson mënyrën e re të rekrutimit si arritje dhe model për vendet e rajonit.
Blofi 7 : Do të siguroj tekste shkollore të reja falas, për 350,000 nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketë shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar.
Fakti : Sot, në SAPU kemi 250 mijë nxënës të klasave I-VII dhe fëmijët e 17 kategorive në nevojë në klasat VIII-XII, që përfitojnë tekstet falas. Në vitin shkollor 2021-2022, do të përfitojnë 286 mijë nxënës. Plotësohet cikli i klasave I-IX, si dhe fëmijët e 17 kategorive në nevojë në klasat X-XII. Në vitin 2021 sigurohen tekste falas për të gjithë nxënësit e kl. I -IX dhe kategorive në nevojë në arsimin e mesëm të lartë. Numri i nxënësve përfitues shkon në rreth 286 mijë nxënës ose rreth 86%.
Blofi 8: Do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta marrin atë gjatë periudhës së arsimit të tyre.
Fakti : SAPU, është organizuar dhe funksionon sipas dispozitave të ligjit nr. 69 të vitit 2012, hartuar dhe miratuar nga qeveria e PD. Ky ligj është amenduar në disa elemente të tij, për të lejuar operacionalizimin kryesisht të elementeve kurrikularë, si kufizimi i teksteve alternative në jo më shume se 3 alternativa për një lëndë / klasë.
Shqipëria që prej vitit 2013 ka ndërmarrë një reformë të thellë në arsimin parauniversitar. Një nga shtyllat që është reformuar është çështja e kurrikulave dhe tashmë kemi një kurrikul të plotë nga mosha 3-18 vjeç bazuar në kompetenca, harmonizuar me kurrikulën e Bashkimit Evropian.
Blofi 9 : Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane “Education Ëorld Ëide” për 5 gjuhë të huaja – anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht.
Fakti: MASR, në bashkëpunim me universitetet publike dhe Rrjetin Akademik Shqiptar, kanë publikuar platformën e Bibliotekës Digjitale Universitare – ulibrary.rash.al. / Kjo bibliotekë digjitale mundëson për çdo përdorues.
Aktualisht nëpërmjet platformës së Bibliotekës Digjitale Universitare: ulibrary.rash.al. realizohet,Hyrja (aksesi) dhe shkarkimi i teksteve mësimore në format PDF, për një total prej 193.900 eBooks;Përdorimi i platformës “E-learning” në më shumë se 30 gjuhë të huaja. Është futur mësimi i gjuhës së huaj në klasën përgatitore, si pilotim në vitin shkollor 2020-2021, me synimin për ta shtrirë në gjithë sistemin nga klasa 1-12.
Blofi 10 : Do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë.
Fakti : Në vitin shkollor 2017-2018, në 98 shkolla nxënësit bëjnë detyrat në shkollë nënë kujdesin e mësuesve. (duke u zgjeruar vit pas viti ne 112 Shkolla).Që nga viti 2014, projekti “Shkolla qendër komunitare” zbatohet në 270 shkolla të vendit. Për të pasur shkolla sa më të sigurta, për herë të parë është futur figura e oficerit të sigurisë në shkollë. Sot kemi 150 oficerë siguri në 150 shkolla të mesme në gjithë vendin.
Për ushqimin çdo ditë në shkollë: Nëse vetëm për 260 mijë nxënës në arsimin bazë, do të jepeshin minimalisht 1 euro ushqim në ditë, do duheshin 260 mije euro / 1 ditë x 22 ditë = 5 milion 720 mijë Euro / 1 muaj x 9 muaj = rreth 51 milion euro / 1 vit, ose rreth 6 miliard lekë, ose 20 % e fondit total të APU (!!)
*Ekspert i arsimit