Pasaportat e vaksinave mund të shpëtojnë pushimet verore. Dailymail shkruan se të gjithë personat që kanë bërë vaksinën anti-Covid dhe kanë një pasaportë për ta vërtetuar këtë do të jenë të lirë të shkojnë me pushime verore.
Propozimet pritet të shkojnë në komitetin e ekspertëve për shqyrtim dhe se deri tani nuk ka asgjë të sigurtë. Por nëse këto propozime miratohen do të do të jetë edhe për udhëtimet jashtë vendit për pushime.
Boris Johnson tha mbrëmjen e djeshme se Qeveria po shikonte ‘të gjitha llojet e aplikacioneve dhe të gjitha llojet e mundësive’ për zhbllokimin e udhëtimit ndërsa vaksinimi rritet.
Ai konfirmoi se ministrat janë në bisedime me vendet e tjera dhe industrinë e aviacionit rreth një sistemi ndërkombëtar të çertifikimit.
Aplikacionet për smartphone do t’u lejojnë pushuesve të ngarkojnë prova të skanueshme të vaksinimeve të tyre dhe një provë negative të fundit Covid para se të fluturojnë.
g.kosovari