Një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme, në aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shalës.
Policia thotë se shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e makinës e cila më pas ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/a.r