Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Albin Kurti kane shkuar sot në Mitrovicë për një tubim elektoral, ku për rreth 10 minuta ata marshuan krah qytetarëve të cilët i pritën me brohorima.
Më pas dyshja ndaloi në një prononcim për mediat, ku Vjosa Osmani u shpreh se ky qytet do te jete pishtar i ndryshimeve, siç ka qenë historikisht. Osmani në fjalën e saj premtoi se koalicioni i tyre do të bëjë të mundur që ekonomia e Kosovës të rimëkëmbet dhe të ndihmojë në uljen e papunësisë në vend.
Ndërkohë Albin Kurtit i’u deshën pak sekonda që të mbante fjalën e tij, pasi njerëzit brohorisnin në kor emrin e tij. Ai u shpreh se fitorja e 14 Shkurtit duhet të jetë pa balotazh dhe një fitore e të gjithë shqiptarëve. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për të ndryshuar të ardhmen e vendit.
g.kosovari