Një aksident është shënuar sot në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 19:25, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë.
Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.02.2021, rreth orës 19:25, në autostradë, shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a.p