Shtatë shqiptarë janë arrestuar në bordin e anijes së mallrave në Portland Port, Britani e Madhe.
Shtatë shqiptarët janë arrestuar në një anije mallrash që besohet se është nisur nga Panamaja dhe sapo kishte mbërritur në portin britanik.
Nuk dihet se në cilin port i kishin hipur shqiptarët në anije.
Shërbimi i ndihmës së shpejtë tha se një person kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e Chise Bulker në orët e para të së martës.
Por policia më pas zbuloi se në anije ishin shtatë persona të paidentifikuar.
Më pas rezultoi se askush nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Policia e Dorset tha se ekuipazhi i anijes po merrej në pyetje, por nuk kishte raportime për ndonjë dëmtim të ekuipazhit ose të të arrestuarve.
Një zëdhënës i policisë tha se ishte kontaktuar nga shërbimi i ndihmës së shpejtë, kur anija mbërriti në brigjet e Britanisë.
“Një total prej shtatë individësh – që besohet të jenë shtetas shqiptarë – u arrestuan nga policia dhe u shoqëruan”, tha ai.
Ata do të vlerësohen nga autoritetet për veprime të mëtejshme./a.p