Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë Smartmatic International Holding B.V per identifikimin elektronik.
Tashmë në zgjedhjet e 25 Prillit shqiptarët do të mund të kenë mundësi të identifikohen elektronikisht përpara votimit, një masë e cila është kërkuar nga opozita për shmangien e votimit të një personi më shumë se një herë por dhe për shmangien e votimit familjar.
KQZ në një njoftim për mediat sqaron se pas nënshkrimit të kontratës fillon procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Ende nuk është vendosur se në cilët qarqe do të kryhet pilotimi i elektronikës në zgjedhje, pasi opozita dhe maxhoranca nuk kanë rëndë ende dakord.
/a.r