Në përfundim të tryezës për arsimin në Elbasan një situatë e pakëndshme i ka ndodhur kryetares së LSI-së , Monika Kryemadhi.
Një grup policësh i janë afruar asaj dhe një grupi duke i kujtuar që nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka ftuar të bëjnë detyrën e të vendosin gjobë në rast se kontatojnë shkelje. Por jo vetëm kaq. Ajo i ka ftuar që fillimisht të merren me luftimin e bandave dhe të kriminelëve.
Policia i thotë që nuk lejohet që të bëhen të tilla organizimi me 10 veta ndërsa Kryemadhi i drejtohet duke i thënë që të mos sillen si ushtarë të Taulant Ballës.
Kryemadhi: Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë. Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat.
g.kosovari