Eksperti shqiptar nga SHBA: “Kemi numrin më të lartë të të radikalizuarve për frymë në Europë”

Shtuni 2

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ardian Shtuni tha për ‘Real Story’ se problemi i ekstremizmit kërkon mbështetje të madhe financare për t’u luftuar.

Sipas tij, pyetja që duhet të shtrohet është fakti se pse kaq shifra të larta të shqiptarëve që shkojnë në Siri, ndërsa shtoi se jemi vendi me numrin më të lartë të të radikalizuarve në Europë. Ai tha se gjithçka lidhet me një krizë identiteti nga ana e shqiptarëve.

 

“Deri sa ndodhi në Vjenë ajo që ndodhi, ku ky person ishte arrestuar në Turqi, i dënuar, kishte hyrë në program deradikalizimi, dhe takohej me profesionist çdo dy javë. Nuk është e thjeshtë që të punosh me këta tipa. Deradikalizimi është i mundur, por jo i garantuar. Jo vetëm për arsye se janë fukarenj. Nuk është e vrertët se njerëzit për shkak të problemeve ekonomike i drejtohen radikalizimit. Ke grupacione etnike, sociale, siç janë romët, të cilët janë stilistikisht më pak të integruar në aspektin e punësimit. Si ta shpjegojmë këtë ne?! Pse nuk kanë shkuar që të luftojnë në Siri? Ju jap shembullin e thjeshtë, Lavdrim Muhaxheri punonte si konsulent në Afganistan dhe mund të them se ai kishte rrogën më të lartë se ministrat në Kosovë. Ai nuk ishte fukara. Bin Laden ishte multimiliader. Është më e komplikuar. Për mua pyetja më komode që lidhet drejtpërdrejtë më periudhën tani është; pse po ndodh kjo tani me shqiptarët?! Ajo që më prek më tepër dhe jam munduar që ta kuptoj dhe s’ka një përgjigje të thjeshtë. Por të garantoj se nuk kam parë korrelacion të marrëdhënies me fukarallëkut dhe mungesën e arsimimit. Ne kemi të bëjmë me një krizë identiteti kudo që të jesh. Do e shohësh tek shqiptarët këtë. Shqiptarët po largohen në masë nga vendi. Edhe Bosnja është duke kaluar në të njëjtën andrallë. Të gjitha gjerat të çojnë në të njëjtin drejtim. Këto probleme kanë nisur pas rënies së komunizmit, i cili i mbante gjërat nën kontroll. Nuk kishte as organizata fetare që të indoktrinonin njerëzit. Problemi në esencë kërkon ekspertizë, fonde. Dhe problemi esencial është se nuk ka fonde. Kjo s’ka të bëjë vetëm me aspektin e çështjeve publike. Këtu është për të çbërë identitetin kombëtar, shqiptar. Kam frikë se ky është një skenar që kërkon një qëndrim serioz dhe jo ta fshehim nën qëllim. Numri i të radikalizuarve nuk është i vogël. Numri është ndër më të lartat për frymë në Europë. Duhet ta kuptojmë se pse po ‘flinim’, se pse na kishte zënë ky gjumë. Ndaj them, mos u merrni vetëm me mollën, por me pemën. Akoma nga burgjet vazhdojnë që të radikalizojnë. Burgu nuk e zgjidh problemin. S’ka vaksinë për këtë problem, i cili akumulohet për një kohë të gjatë.”, tha Shtuni. Bw

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com