Zërat më kritikë ndaj regjimit të Vladimir Putin e akuzojnë Josep Borrell se përpjekja për afrimin me Moskën që ka qenë e padobishme për BE dhe joproduktive për interesat e opozitës ruse. 52 eurodeputetët që kërkuan me shkrim largimin e Borrell, shumica janë nga Evropa Qendrore dhe Lindore.
Përtej gabimit me rusët, Borrell rrezikon nga pakënaqësia e përgjithshme që vjen nga performanca e tij në një pozicion në të cilin pas pak më shumë se një viti ai nuk ka arritur të fitojë aleatë të qartë në ndonjë prej institucioneve evropiane. Borrell ka dalë kundër kritikëve duke theksuar se puna e tij konsiston pikërisht në përballjen me sfida të tilla si Rusia dhe në trajtimin e problemeve ballë për ballë, madje edhe në terrenin e kundërshtarit.
“Unë preferoj që të jem reaktiv dhe të pres gjërat të ndodhin. Nëse duam një botë më të sigurt për nesër, duhet të veprojmë me vendosmëri sot dhe të jemi të gatshëm të rrezikojmë, ishte një udhëtim “shumë delikat”, por edhe thelbësor”.
Borrell theksoi e Evropa dhe Rusia po largohen gjithnjë e më shumë nga njëra tjetra sepse Moska, por rrëshqet gjithnjë e më tepër në autoritarizëm. Kryediplomati evropian ishte në kryeqytetin rus, pasi një gjykatë në Moskë dënoi kritikun e Kremlinit, Navalny.
Përveç rastit të Navalny raportet mes Moskës dhe Brukselit janë acaruar edhe për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe mbështetjes që shteti rus u jep separatistëve që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës. Vizita e Borrell u pasua nga pas vendimit të Rusisë për largimin e tre diplomatëve evropianë, nga Gjermania, Polonia dhe diplomates shqiptare Jonida Drogu.
/a.r