Infektimit me Covid nuk i ka shpëtuar as Niko Peleshi. Lajmin e jep vetë ministri i Mbrojtjes, i cili shkruan se do të vijojë të drejtojë dikasterin në distancë.
Peleshi shkruan se ndodhet në shtëpi me simptoma të lehta.
“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.
Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak. #MbajMaskën” – shkruan ai.
/a.r