Autoritetet italiane kanë ekzekutuar sot në mëngjes operacionin e koduar “Lockdown”, që ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Operacioni u quajt “Lockdown”, pikërisht sepse grupi vepronte, duke përfituar edhe nga situata e pandemisë së koronavirusit, shkruajnë mediat italiane.
Të arrestuarve u janë sekuestruar para, monedha ari, automjete, si dhe një stallë kuajsh e blerë nga paratë e drogës. Autoritetet policore italiane, por jo vetëm, disa herë kanë ngritur shqetësimin se pandemia ka bërë që trafiku i drogës të marrë përmasa të mëdha globalisht./a.p