Nga Korça presidenti Ilir Meta theksoi edhe njëherë se më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama që u shpreh se “nuk janë katastrofë largimet e shqiptarëve”.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve kreu i shtetit u shpreh: “Më 25 prill shqiptarët do votojnë kundër shpopullimit. Në Shqipëri përmasat janë katastrofike, kemi shpopullim të tërë. E ndjejnë sipërmarrësit, ata që kanë mbetur të vetmuar. Të shkojnë të rinjtë e Korçës të punojnë në Maqedoni? Pse? Sepse ka 5-fish më shumë subvencione për bujqësinë”.
“Thirrja ime është që gjithë qytetarët të kuptojnë rëndësinë e votës së tyre”, tha presidenti Meta. Pyetjes së gazetarëve nëse “do ta pranojë humbjen nëse fiton Rama?”, ai iu përgjigj duke thënë: “Si mund të humbasë e ardhmja evropiane e Shqipërisë”.
g.kosovari