Përtej përpjekjeve për të qëndruar indiferent ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nano, presidenti Ilir Meta sot ka zgjedhur që t’i kthejë një përgjigje, edhe pse shumë shkurt.
“Zero komente për zero zero dhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, tha Meta, pas vizitës së tij në Myftinë e Korçës ku ishte për të ndjekur një seancë për dhurimin e gjakut.
Pak ditë më parë Fatos Nano tha se Ilir Meta ka patur gjithmonë një plan B në politikë, ndërsa i pyetur në emisionin “Opinion”, se si e shihte rolin e tij si President i vendit, e cilësoi atë si politikanin tek i cili sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.
“Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm”, tha Fatos Nano.
g.kosovari