Afrika e Jugut i ka vënë vizën përdorimit të vaksinës së AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit. Cnbc shkruan se ky veprim nga autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut ka ardhur pasi të dhënat publikuan se kjo vaksinë nuk është efektive kundër mutacionit të Covid.
Ministri i Shëndetësisë Zëeli Mkhize tha të dielën se qeveria do të marrë këshilla nga shkencëtarët se si do të veprojnë me 1 milion dozat e marra nga AstraZeneca. Pas rezultateve zhgënjyese të vaskinës së AstraZenecës, Afrika e Jugut pritet që të vazhdojnë vaksinimin me vaksinat e zhvilluara nga Johnson & Johnson dhe Pfizer/BioNTech në javët e ardhshme.
Studimi për mos efikasitetin e vaksinës së AstraZenecës me mutacionin e Covid në Afrikën e Jugut u bë publik, ditën e djeshme.
g.kosovari