Një këmbësore 25-vjeçar është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, në zonën e Institutit.
Policia thotë se shoqëroi drejtuesin e mjetit, shtetasin E.B për veprime të mëtejshme mbi ngjarjen.
“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
g.kosovari