Ndërprerje e papritur e energjisë elektrile ka ndodhur sonte në shumë zona të Atikës.
Aktualisht është e paqartë përse ka ndodhur ky shpërthim
Sipas informacionit që përcjellin mediat në Athinë, mes zonave ku është ndërprerë furnizimi me energji elektrike janë Chaidari, Pagrati, Nikaia, Piraeus, Drapetsona, Keratsini, Ano Liosia, Nea Smyrni, Dafni, Moschato, Perama dhe shumë zona të tjera të Atikës Perëndimore.
Të dhënat e para flasin për një shpërthim në një nënstacion të PPC në Aspropyrgos.
Ndërprerja e energjisë ndodhi pak para 23.00 të mbrëmjes, pas një shpërthimi në një transformator PPC në Neoktista, Aspropyrgos, thanë autoritetet.
Shpërthimi bëri që gjysma e Atikës dhe shumë zona në Peloponez, të tilla si Argolida, Arcadia dhe Korinth, të zhyten në errësirë.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, është lëshuar alarm për zjarr në orën 22.50 dhe 4 automjete me 12 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Zjarri është ende në proces.
Drejtuesit e IPTO kanë filluar operacionet për të risjellë energjinë elektrike. Tashmë energjia në disa zona të qendrës së periferisë jugore dhe perëndimore është rikthyer. Në galeri shihni pamjet e shpërthimit.
/a.r