Nga Lungomarja e Sarandës ku ka inspektuar punimet, Rama ka deklaruar treguar se do që të mbahet mend për një punë që të lërë një impakt të fortë dhe një kujtim të mirë te njerëzit.
E vetmja gjë thotë Rama që e ka bërë të rezistojë dhe të mos dorëzohet kundrejt fyerjeve dhe sulmeve thotë se ka qenë, motivi për të lënë një kujtim të mirë.
“Shtysa kryesore e imja për të rezistuar dhe për të mos u dorëzuar dhe për të mos arritur te pika ik mo varja fare se nuk duroj dot më këtu po strapacohem nga ana tjetër dëgjoj lloj lloj marrëzish, fyerjeshe përqeshjesh është kjo:
Puna e bërë gjatë kohës që merrem me këtë punë të ketë një impakt mjaftueshëm i fortë për të lënë pas një kujtim të mirë. Se çfarë do jetë fjalia e përgjithshme apo cilat do jenë gjërat specifike kjo është diçka që do tja lëmë kohës. Ky është i vetmi motiv”, tha Rama.
Kryeministri Edi Ramanga Saranda deklaroi se nëse do të kthehej nga e para ka gjëra që mund të kishte bërë më mirë.
Ai thekson se njeriu kur punon është i destinuar të gabojë por e rëndësishme sipas tij është që të mos përsërisë më gabimet.
“Nëse do kthehesha nga e para shumë gjëra do bëheshin ndryshe dhe më mirë. Njeriu kur punon është i destinuar të gabojë dhe kur gabon mëson. E rëndësishme nuk është që njeriu të mos gabojë kurrë sepse gjithmonë gabon, por të mos përsërisë gabimet. Eksperienca dhe gabimet e bërë më kanë shërbyer të mos bëj të njëtat gabime”, tha Rama.
/a.r