Grupi i specialistëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vizitoi Institutin e Virologjisë në Wuhan. Shumë specialistë të OBSh-së u shprehën se pajisjet në laboratorin e Wuhan-it janë moderne dhe sistemi i administrimit të këtij laboratori është shumë i përsosur, nuk ekziston asnjë provë për teorinë konspirative të daljes së virusit nga ky laborator.
Gjatë një interviste, gazetari i CNN-it e pyeti anëtarin e grupit të ekspertëve të OBSh-së, zoologun britanik Peter Daszak, se a ekziston mundësia që virusi i COVID-19 të jetë prodhuar dhe të ketë dalë nga ky laborator? Daszak u përgjigj me vendosmëri: nuk ekziston asnjë provë për këtë hipotezë!
Anëtari i grupit të ekspertëve, zv.drejtori i Institutit të Kërkimeve të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë të Shën-Petërburgut, virologu Vladimir Dedkov, u shpreh që pajisjet në laboratorin e Wuhan-it janë moderne dhe se është e vështirë të mendohet që diçka mund të ketë dalë prej aty.
“Unë e njoh mirë këtë laborator. Këtu janë bërë shumë arritje shkencore”, nenvizoi Peter Daszak .Ai shtoi që ndoshta për arsye që studimet në këtë laborator janë shumë afër me të vërtetën e virusit, disa persona hedhin baltë ndaj këtij laboratori. Kjo, sipas prof. Peter Daszak, është “ironike”.
Për të gjetur prejardhjen e koronavirusit të ri, OBSh-ja ka dërguar një grup ekspertësh në Wuhan për hetime në terren. Ekspertët kanë bërë vlerësim pozitiv për laboratorin e virusit të Wuhan-it .“Ekspertët e OBSh-së kanë besim te siguria e laboratorit të Institutit të Virologjisë të Wuhan-it”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin bëri të ditur që grupi i ekspertëve i OBSh-së ka bërë diskutime efektive me palën kineze, duke zhvilluar vizita në spitale, tregje dhe qendra të kontrollit epidemik, dhe puna e tij ka shkuar mbarë. Të mërkurën, grupi i ekspertëve bëri vizitë edhe në Institutin e Virologjisë të Wuhanit dhe bisedoi me ekspertët e Universitetit të Bujqësisë Huazhong. Këto veprime janë pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh për gjurmimin e origjinës së virusit, tha ai.