Ditën e sotme ndalesa e kryeministrit Edi Rama ishte në Gjirokastër. Kryeminsitri Rama takoi një grua që e prezantoi si “heroinën e PS në Fier”, me të cilën shkëmbeu edhe disa batuta, ndërsa ajo i tha se ishte e lumtur “për mandatin e tretë” që parashikon se do e marrë Partia Socialiste.
Gruaja: Ja vlen, ja vlen, ja vlen.
Rama: E di kush është kjo? Kjo është heroina e PS së Fierit. Po pse je gjithmonë si me inat?
Gruaja: Nuk jam me inat por jam në qejfin se do marrësh mandatin e tretë. O të vdes motra jote, do ta marrësh se s’bën.
Rama: Hajde të kalosh mirë.