Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit në një intervistë sulmoi presidentin Meta. Kreu i Shtetit nga Shkodra tha se nuk kishte asnjë koment për akuzat e Nanos.
“Nuk kam koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza.”, tha Meta.
Ai gjithashtu nuk ka preferuar të komentojë nëse Nano ka shanse të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.
Nano e cilësoi Metën një njeri që i lë punët në mes dhe të vë stërkembëshat. Në intervistën në ‘Opinion’ Nano tha se Metës i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar.
g.kosovari