Prej disa javësh, këngëtarja Fjolla Morina, është në kërkim nga policia. Ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.
Mirëpo, së fundmi, Fjolla është bërë “e gjallë”, përmes një postimi në Instagram.
Këngëtarja ka postuar një foto nga tubimi i Albin Kurtit në ‘Instastory’, me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun e Vetëvendosjes në Kosovë.
Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.
g.kosovari