Rrëshqitje toke te varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, qytetarë të alarmuar kërkojnë ndërhyrje.
Ndërsa debati për vendimin e kalimit te privati të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave në Durrës vazhdon, një situatë e rënduar është shfaqur së fundmi në varrezat e vjetra të qytetit.
Toka ka rrëshqitur duke spostuar disa varre, ndërsa të tjera rrezikohen të dëmtohen duke rënë në kanal.
Të shqetësuar qytetarët kanë njoftuar ndërmarrjen komunale për situatën.
Pas publikimit të shqetësimit në TCH, drejtues të ndërmarrjes bashkiake komunale kanë inspektuar në vend situatën duke konstatuar dëmtimin e katër varreve të cilat nuk mund të riparohen. ”Pas kontaktimit me familjarët, eshtrat do të zhvarrosen bazuar në procedurën përkatëse dhe me procesverbal dhe do të çohen tek varrezat e reja”./a.p