Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në familjen e Ramazan Lecit në Lundër, por teksa u premtoi të zotëve të shtëpisë se nëse vjen në pushtet do t’ua rrisë 5 për qind pensionet, në sfond dëgjohen vajzat e familjes që shkrihen së qeshuri.
Ato nuk e kanë mbajtur dot gazin me premtimin e Bashës.
Nuk dihet si i ka shpëtuar ky moment zyrës së shtypit të PD, e cila ka përgatitur materialin për transmetim.
g.kosovari