Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi ditën e sotme një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas takimit ata dolën në një konferencë për mediat, aty ku Xhaçka tha se të dy vendet kanë plotësuar kushtet për mbetjen e konferencë së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE për procesin e integrimit.
“Bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve duhet të zgjerohet më tej. , Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, presin të hedhin një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Anëtarësimi në BE i mbarë rajonit, kontribut i madh për sigurinë e vetë BE. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kontribut jetik në qeverisjen e vendit”, tha Xhaçka.
Ndërsa ministri i Jashtëm për Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të zgjerohet, ndërsa dialogun Prishtinë-Beograd e cilësoi të nevojshme për një Ballkan të sigurt.
“Gatishmëri për mbështetje të ndërsjellë mes dy vendeve tona. Jemi të interesuar për dialogun Prishtinë- Beograd për një Ballkan të sigurt”, tha Osmani.
g.kosovari