Policia e Mirditës ka ndaluar në orët e para të së hënës një 57-vjeçar, për ushtrim dhune në familje.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Nikolin Gjikolaj, banues në fshatin Kurbnesh.
Personi në fjalë, në mënyrë sistematike dhe në prani të fëmijëve ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.