Qendra e Vetëvendosje në Norvegjisë mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit. Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, njofton deklarata partiake .
Bashkatdhetarët u shprehën kundër dhunës policore mbi opozitën, kundër represionit shtetëror ndaj atyre që po protestojnë për ta shpëtuar Kosovën nga këto marrëveshje të dëmshme, transmeton Koha.net. “Zajednica” dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi janë marrëveshje kriminale në dëm të Republikës së Kosovës. Të pranishmit në këtë tubim qenë të vendosur që këto marrëveshje duhet të tërhiqen urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.