Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka sulmuar kryeministrin Rama me vetë batutën e tij drejtuar Kryemadhit, lidhur me fallin dhe fallxhoren, apo filxhanin.
Në një intervistë për Ora News Noka ka akuzuar qeverinë se e ka shkatërruar vendin dhe e kanë varfëruar atë.
Sipas tij, opozita po jep sinjalin që Shqipëria mund të kthehet në një vend të jetueshëm duke larguar qeverinë.
Noka: Kryeministri Rama ka një problem, ka një fallxhore në Greqi që e thërret për të parë fall. Por kjo punë nuk ka fall. Realiteti me fallin e fallxhoreve nuk janë asgjëkundi dhe nuk përputhen.
Edi Ramën apo bandën e rilindjes po ta pyesësh në 3D kanë zhvilluar Shqipërinë. Sipas tyre kanë bërë atë që s’e ka bërë kush në 30 vjet, por në realitet e kanë varfëruar, e kanë shkatërruar, e kanë futur krimin thellë në palcë se ky vend është i pajetueshëm.
Një nga sinjalet që po jep Lulzim Basha dhe opozita është se Shqipëria do të kthehet në një vend normal, i jetueshëm, ku shqiptarët të mos shohin më të ikin nga sytë këmbët, por më parë të përzënë ata që e bënë të pabanueshëm këtë vend.
/a.r