Grupi i parë i vaksinave “Sputnik V” kundër COVID-it prej 500 mijë dozash, të cilat Irani i ka blerë nga Rusia, arriti në kryeqytetin Teheran.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, aeroplani që mbante vaksinat, u ul në aeroportin “Imam Khomeini”.
Ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali deklaroi se grupi i dytë i vaksinave do të arrijë në vend deri më 21 shkurt, kurse i treti deri më 1 mars.
Jalali tha se dërgesat do të vazhdojnë një herë në javë më pas. Gjatë vizitës së tij në Moskë më 26 janar, ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif njoftoi se vaksina “Sputnik V” e zhvilluar nga Instituti Kombëtar rus i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya është miratuar në Iran.
/a.r