Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 318 raste të reja me koronavirus, nga 2.303 testime të kryera gjithsej.
Sipas IKShPK, janë raportuar 5 viktima me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 61.404, nga 242.999 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste vdekjesh që nga nisja e pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659.
/a.r