Pas paralajmërimeve të agjencive ndërkombëtare për mundësitë e përfshirjes së grupeve kriminale në prodhimin e vaksinave false, Kina ka arrestuar 80 persona të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Grupi kriminal në Kine ka prodhuar dhe shitur vaksina të rreme me përbërje të thjeshtë kripore. Vaksinat janë shitur në Kinë dhe në shtetet tjera, ndonëse ende nuk janë bërë të ditur emrat e vendeve. Kina ka një histori të gjatë të skandaleve me vaksina.
Si përgjigje ndaj kësaj, Kina ka reformuar rregullat për sigurinë e vaksinave dhe ka rritur gjobat për ata që kryejnë shkelje.
/a.r