Kryeministri Edi Rama duke iu referuar një raporti të financuar nga B ashkimi Evropian, thotë se Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon dhe sfida sipas shefit të qeverisë është si të rriten të ardhurat e atyre që punojnë në biznes privat dhe marrin më pak se sa duhet.
Rama u ndal edhe tek pyetjet që vijnë nga qytetarët në rrjetet sociale duke folur edhe për vaksinimin.
Komentuesi: E dimë që je orator, për ça po të hedh hy syve ty?
Rama: Janë komunikime nga ç’ka kanë shkuar të tjerët, nuk janë anëtarë të PS, s’më kanë komshi në Surrel. Ç’a lidhje ka me ‘orratirin’. Ça lidhje kanë VIP-at me vaksinat.
Komentuesi: Disa të tjerë flasin për faktin që kanë bërë miliona banorë po bëjnë vaksina, ndërsa Shqipëria ka bërë 700 për një muaj.
Rama: Po vendet e tjera që nuk kanë bërë asnjë. Si flitet kështu? Kjo nuk ka lidhje, nuk ka lidhje me VIP-at dhe miliardera, ka lidhje me një temë që mjafton të shikoni çfarë ndodh me vaksinën për të qënë krenarë për qeverinë e Republikës së Shqipërisë. U lamë jashtë skemës europiane, në pritje të Godo COVAX, dhe siguroi kontratën me Pfizer dhe e filloi vaksinimin në janar, ndërkohë që shikoni ç’po ndodh në Bosnje. Deklaruan se do marrin doza nga Rusia se s’kanë në vijë gjë. Pra s’kam asnjë..respekt për shkencëtarët rus e kinez. Nuk i kanë fare as sa një lagje, as sa një shkallë pallati. Ka pasur një vonesë jo për fajin tonë. U ngrit Bruskeli se do hidhte në gjyq kompaninë se nuk respektoi skedulin.
g.kosovari