Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se është e panjohur deri më tani për ekspertët se çfarë ndodh nëse njerëzit marrin një dozë të vetme të vaksinës anti-Covid.
Për këtë arsye, mjeku kërkon të kemi kujdes se kë ekspert dëgjojmë.
Alimehmeti thekson se deri më tani “nuk ka asnje prove qe personat qe marrin vetem 1 doze te kene mbrojtje afatgjate kunder infeksionit COVID-19”.
POSTIMI I PLOTE
Miqte e mi, kujdes nga anekdotat mediatike/politike, qofshin keto te mbeshtetura nga kushdo, qofte edhe nga mbiemra te rendesishem si Fauci apo Johnson.
📃 Informacion per pasojat qe mund te sjellin fushatat e vaksinimit jashte protokollit, pra me vetem nje doze vaksine!
👉 Shkeputur nga teksti:
💬 Jane hedhur mendime se, duke qene se COVID-19 eshte semundje kaq serioze, po perhapet kaq shpejt ne bote dhe ngaqe vaksinat po prodhohen dhe shperndahen shume ngadale, duhet te jepet nje doze e pare dhe te vonohet dhenia e dozes se dyte derisa nje pjese e madhe e popullates te kete marre dozen e pare.
💉 Dihet qe pergjigja imunitare ndaj 1 doze vaksine eshte relativisht e dobet, edhe pse personat qe kane marre dozen e pare kane njefare mbrojtje ndaj infeksionit simptomatik COVID-19.
❗Por, nuk dihet cfare ndodh nese njerezit marrin nje doze te vetme.
🦠 Eshte e mundur qe ata qe marrin vetem 1 doze do te fitojne imunitet vetem te pjesshem ndaj COVID-19, duke krijuar nje risk me te larte per t’u krijuar variante te reja te SARS-CoV-2 qe jane rezistente ndaj vaksines.🦠
🤔 Gjithashtu ka edhe shqetesime se njerezit qe kane marre vetem 1 doze do te mendojne se kane mbrojtje te mjaftueshme kunder infeksionit COVID-19 dhe nuk do ta marrin dozen e dyte.
⛔ Nuk ka asnje prove qe personat qe marrin vetem 1 doze te kene mbrojtje afatgjate kunder infeksionit COVID-19.
g.kosovari