Ka nisur këtë të enjte puna te Piramida për projektin e ri të “rijetëzimit” të saj.
E pranishme krah kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se populli shqiptar ka treguar, që në vitin 1991, se ka rol në historinë e Shqipërisë.
Sipas kryediplomates amerikane, Piramida ishte një investim cinik i diktaturës, që ashtu si vetë diktatori Enver Hoxha, dukej sikur iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë.
“Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë dhe njerëzit të mbarten në rrjedhën e saj. Gjithashtu flasim për historinë në krijim e sipër dhe historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot. Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës u hap më 1988 si muzeu Enver Hoxha, një investim cinik i diktaturës. Dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë. Sic e dëshmoi populli shqiptar më 1991, dhe sic e tregojnë edhe sot, ata kishin një rol në fakt. Populli shqiptar shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe se populli shqiptar është krijuesi i saj. Pak më shumë se një vit më parë fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim ranë dakord për të nxitur novacionin e teknologjisë. Bashkëpunimi i tyre po bëhet tashmë realitet dhe pres me kënaqësi të shoh këtë realitet, që ta shndërrojnë këtë piramidë në një të ardhme të Shqipërisë, ku shqiptarët të mësojnë të jenë krijuesit e saj”, tha ambasadorja Kim./a.p