Moderatorja Ori Nebiaj e ka mposhtur Covid 19, pasi sot është kthyer në studion e emisionit “Wake Up” në krah të Isli Islamit.
Ndërkohë, kolegu i saj, nuk e kishte harruar premtimin e bërë. Isli i solli byrekun ‘live’ në emision në një tepsi dhe sigurisht Ori nuk mund të rrinte pa e provuar.
Biseda në studio
Isli: Orin me shumë kënaqësi sot e kemi në studio, Por ka një gjë, unë prita që ty të vinte shija
Ori: Mua shija nuk më iku kurrë more mashtrues, vetëm nuhatja (qesh)
Isli: Ta hash gëzuar byrekun e premtuar
Ori: Miq, erdhi byreku, miq
Isli: Ka një problem me familjet tona, kjo gara kush e bën më të mirë është në nivele shumë të larta
Ori: S’kam asnjë dyshim që mami Sadija e ka qarë. Faleminderit shumë, se e di unë që ti e ke ndihmuar
Isli: Patjetër, vendosa furrën në parangrohje
g.kosovari