Pas një takimi që ka zgjatur pak më shumë se një orë me presidentin Sergio Mattarella, Mario Draghi ka pranuar me rezerva detyrën e kryeministrit të Italisë.
Tashmë ai do të kryejë një raund të shkurtër konsultimesh midis forcave politike në Parlament. Ai pritet të paraqitet përsëri në Presidencë për të vendosur pozitivisht ose negativisht.
Menjëherë pas këtij vendimi Draghi ka deklaruar se përfundimi i fushatës së vaksinimit dhe triumfi përballë pandemisë janë disa nga sfidat që do të përballet Italia. Ai tha se do të përdorin fondet e vëna në dispozicion nga Bashkimi Europian.
Mario Dragi u vlerësua sepse shpëtoi eurozonën në vitin 2012 në mes të krizës së borxhit, dhe është një person të cilit i njihet serioziteti dhe këmbëngulja. Ka një diplomë në ekonomi dhe një doktoraturë nga Instituti prestigjoz i teknologjisë në Masaçusets.
/a.r