Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast me variantet e koronavirusit, por nga Gjermania vjen një lajm i kundërt. Gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan sot se një 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria dhe shfaqi simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit. Ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.
Mutacioni mund të identifikohet në Gjermani, por për Shqipërinë ekspertët gjermanë shfaqën skepticizëm. Shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë. Po ashtu gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ishte e mundur të gjurmoheshin kontaktet e njerëzve të infektuar prej saj dhe të ndërpritej zinxhiri i infeksionit.
Shqipëria pretendon se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik dhe po monitoron për raste të mundshme të mutacionit të ri, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19. Deri në këto momente autoritetet shqiptare deklarojnë se nuk kanë konstatuar asnjë rast të dyshuar. Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është e ndryshme. Varianti i ri është i njëjti risk si Covid-19. Ky lloj virusi ka treguar shumë qartë një predispozitë gjenetike.
/a.r