Këngëtari Ernest Duka, i njohur me emrin Stine, ka thënë në polici se ka qenë Flori Mumajesi ai që e ka goditur i pari.
Ai u shpreh ndërkohë, se Flori është çarë aksidentalisht me gotën që mbante në dorë dhe se nuk e ka goditur ai me shishe.
“Ka dalë para meje dhe unë kam qenë pas tij. I thirra dhe i thashë pse e bëri këtë, pse më dha vetëm dy pikë.
Ai filloi pastaj: ‘Ç’të duket vetja ty? Kush kujton se je?’ dhe gjëra të tilla.
Më ka goditur ai i pari me grusht, pastaj e kam goditur unë.
Po për t’u çarë është çarë vetë me gotën e vet që mbante në dorë. Unë nuk e kam goditur me asgjë të fortë”, ka thënë Stine.
Pas deklaratës së dhënë në polici, Stine është lënë i lirë.