Sipas tij, sa më shumë të përhapet varianti britanik i koronavirusit, aq më shumë mundësi ka që bota të pushtohet nga një “uragan i kategorisë së pestë” i këtij infeksioni.
“Do të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë. Është njësoj si në një ditë plazhi, kur qielli është i hapur dhe të gjithë po kënaqen.
Specialistët e shikojnë uraganin nga larg, por është e vështirë që njerëzit të largohen nga plazhi kur dielli po shkëlqen dhe nuk ka re. Njerëzve thjesht mund t’u thuhet që uragani po afron”, deklaroi Osterholm për “NBC”.