Gjysma e popullsisë së Sirisë përqëndrohet në këtë territor. Sepse pjesa tjeter më e madhe e vendit është një shkretëtirë gjigande, megjithastë një shkretetirë shumë e rëndësishme. Në këtë zonë gjenden 1/3 e rezervave të lëndës djegese të botës dhe të gazit natyror.
Për ta transportuar naften nga ky rajon në Europë, rruga që duhet të përshkohet është përreth gadishullit arabik, duke kaluar mes kanalit të suezit. Sic duket, rruga është shumë e gjatë dhe transporti është kushtueshëm. Por ka një rrugë më të shkurtër, një vijë e drejtë e cila kalon permes Sirise. Kushdo qe e kontrollon kete korridor ka te mundësi që ta hape apo ta mbylle, pak a shumë si nje rubinet. Nese nuk paguan, nuk ka nafte. Rëndësia stragjike e këtij rajoni është tepër e madhe. Zona ka qene gjithmone nje pike kontakti mes lindjes dhe perendimit duke i dhene Azisë dalje në detin Mesdhe.
Duke qenë se kjo zonë është pikë strategjike, të gjithë duan ta kontrollojnë. Ajo gjithmonë ka qenë nën diktatin e një perandorie deri në fillimin e luftës së parë botërore. Me rrëzimin e perandorisë osmane, e cila ishte edhe superfuqia e fundit që e kontrollonte këte zonë, aty u shfaqën disa shtete të vogla. Në këtë peridhë, lindi për herë të parë Siria si shtet i pavarur.
Vendet arabe ndahen në tre fe: Në atë Myslimanet që brenda vetes ndahen në dy kategori, Shiitet dhe Sunitet; Kristianët dhe Hebrenjtë. Në rastin e Sirisë edhe pse është një shtet sekular, Assad, babai i presidentit të sotëm të Sirisë, dhe njerezit e tij ishin Shiitë. Ata përfaqësojnë 13% të popullsisë teksa rreth 70% janë sunitë. Një fakt interesant është se 10% e popullsisë është kristiane. Shiitët, ndonëse në minorancë, kontrollonin qeverinë dhe ushtrinë. Kjo shkaktoi pakënaqësi në popullsine sunite gjë që solli si rezultat krijimin e Vëllazerisë Myslimane. Radikalët Islamike Sunite morën armët kundër qeverisë. Assad i dha fund revoltës duke vrarë mijëra civilë dhe burgosi qindra të tjerë. Ne vitin 2000 Assadin e zëvendësoi pas vdekjes i biri i tij Bashari, i cili u tregua më i moderuar se i ati për shkak të presioneve dhe solli shpresën për ndryshim.
Këtu filloi u shfaq opozita. Vitet pasuese ishin të vështira dhe opozita u arrestua. Bush e përfshiu Sirinë në aksin e të keqes dhe vendi u izolua.
Në 2011 shpërtheu ajo që njihet si “Pranvera Arabe”. Vendet e Afrikës veriore dhe të Lindjes së Mesme filluan të kërkonin ardhjen e demokracisë, njëra pas tjetrës. Kur kjo valë arriti në Siri, Assadi përdori ushtrinë dhe nga përplasjet, mijera vetë humbën jetën. Lufta u pershkallëzua deri sa arriti në luftë civile. Gjeja interesante është se në këtë periudhë u futën shumë faktorë në lojë. Minoriteti Shiite dhe maxhoranca Sunite. Shiitet sekulare që nuk janë fetarë përbëjnë qeverinë e Al Assad kontrollojnë qeverinë dhe ushtrinë vetëm në zonat Shiite të vendit. Sunitët sekularë por dominues janë Ushtria e Lire Siriane, qe massmedia e quan Opozita. Gjithashtu Sunitët dhe Islamikët, por radikalë janë Al-Nusra që njihen si Al-Kaeda e Sirisë. Islamikët e tjerë radikalë janë militantët e Shtetit Islamik. Keta të funditkontrollojnë territorin më të madh të Sirisë dhe Irakut. Ata janë përhapur gjerësisht mes Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
Në rrethana të tilla, dhe me shtetet ndërkombëtare që synonin të shtrinin pushtetin e tyre mbi Siri duke financuar grupe interesash, shpërtheu një luftë e madhe civile, ku humbën jetën mijëra vetë. Pasiguria për jetën dhe përdorimi i armëve kimike, detyroi mijëra njerëz që të lininshtëpinë.
Lufta civile në Siri shkaktoi gjëndjen, të cilën jemi mësuar t’a etiketojmë shpesh si Kriza e Emigrantëve. Deri më tani, Shqipëria nuk është ndikuar nga ardhjet e azil-kërkuesve. Por a rrezikohet vendi ynë që shumë shpejt të ktheht në një shtet tranzit për refugjatët, sikurse pjesa më e madhe e vendeve ballkanike? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të kalojmë përmes një procesi analitik.
Kryesisht, emigratët që vijnë nga Lindja e Mesme, kanë si destinacion të parë Greqinë. Ishulli Lezbos është një prej vendeve që ka pritur një numër të lartë emigrantësh që prej nisjes së krizës. Në muajit Tetor, u regjistrua edhe një rekord i ri, pasi në ishull po mbërrinin mesatarisht afro 10.000 azil kërkues në ditë.
Në Greqi, emigrantët kryejnë edhe procesin e parë të regjistrimit. Jo më larg se një muaj më parë, Bashkimi Europian akordoi plot 4.8 milionë Euro, për transportin e tyre nga ishujt grekë në brendësi të kontinentit. Një gjë e tillë ka lehtësuar tej mase udhëtimin e tyre, pasi shumica e refugjatëve marshonin në këmbë për kilometra të tëra.
Pasi hyjnë në brendësi të kontinentit, emigrantët vijojnë rrugën e tyre drejt Maqedonisë, duke kaluar permes pikës kufitare të Gevgelijës. Në Maqedoni, ata i nënshtrohen një tjetër regjistrim përpara se të marrin autobuzët që të dërgojnë në Serbi. Stacioni i parë në këtë shtet për t’a është Presheva. Kjo zonë, e populluar kryesisht nga shqiptarë, ka kampe të përkohshme qëndrimi.
Serbia falë një marrëveshjeje të firmosur me Kroacinë, ka vënë në dispozicion trena për të përshpejtuar procesin e kalimit të refugjatëve. Gjithashtu, midis qeverive është bërë e mundur transferimi i të dhënave të refugjatëve për të evituar një regjistrim të dytë në Kroaci. Një marrëveshje e tillë është përshendetur edhe nga liderët e BE-së. Pas Kroacisë, emigrantët udhëtojnë drejt Slovenisë, e më pas ndjekin ëndrrën e tyre për të mbërritur në një prej shteteve të Europës Perëndimore.
Aktualisht, ky është itinerari përmes të cilit ka kaluar shumica e azil-kërkuesve. Por a ka qënë i tillë rrugëtimi i tyre që prej fillimit të krizës? Cfarë ka ndryshuar? Në cfarë rrethanash ndodhen azil-kërkuesit sot?
Itinerari që përshkohej nga emigrantët nuk ka qënë i njëjtë. Më parë, refugjatët pasi mbërrinin në Serbi, procedonin drejt veriut, duke kaluar përmes Hungarisë. Një gjë e tillë ndodhi deri në momentit që Kryeminsiti i këtij vendi, Viktor Orban, urdhëroi ndërtimin e një barriere mbrojtëse përgjatë kufirit jugor. Një veprim i till shkaktoi protesta masive dhe përleshje midis emigrantëve e forcave policore pranë ndarjes territoriale të Serbisë dhe Hungarisë.
Në këtë mënyrë, azil-kërkuesit devijuan rrugën e tyre, duke kaluar përmes Kroacisë dhe Slovenisë.
Duke parë tensionin gjithnjë e në rritje, liderët e Bashkimit Europian thirrën një samit urgjent për të diskutuar mbi situatën e emigrantëve në Ballkan. Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Edi Rama: “Shqipëria nuk është e prekur ende. Besohet se me ardhjen e dimrit ekziston mundësia për një rrugë të re të deviijuar drejt Shqipërisë. Por arsyeja se përse ne jemi këtu me domosdoshmërinë për tu kordinuar në nivel rajonal dhe europian, ku padyshim edhe shqipëria ka rolin e vet në këtë moment kaq delikat dhe të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku si Evropianë”.
Në Samit, liderët e BE-së bënë thirrje për bashkëpunim ndërshtetëror në kudër të menaxhimit të krizës. Megjithatë, kërkesat e tyre hasën në kundërshti të forta. Liderët e Ballkanit me në krye Kroacinë dhe Greqinë, paraqitën nevojat e tyre për më shumë fonde.
Që prej Samitit, Bashkimi Europian ka akorduar vetëm 4.8 milionë Euro në drejtim të Greqisë, shifër kjo që do të përdorej vetëm për transportin e emigrantëve nga ishujt helenë në brendësi të kontinentit. Mungesa e ndihmës ekonomike solli pasojat e saj.
Duke vërejtur situatën, liderët e gjykuan të arsyeshme që të merrnin masa paraprake. Fillimisht ishte Slovenia, ajo që nisi punën për të fortifikuar kufinjtë. Qeveria urdhëroi ngritjen e një gardhi me gjemba me pretekstin se nëj masë e tillë do të ndërmerrej për të shtuar kontrrollin mbi refugjatët që hyjnë në vend pas cdo dite që kalon.
Ky vendim shkaktoi një efekt domino. Kroacia dhe Serbia nisën të vendosinin një kuotë ditore, që përcaktonte numrin maksimal të personave që mund të kalonin kufirin. Një gjë e tillë pati pasojat e saj. Në kufinjtë ndërshtetërorë, nisën të grumbulloheshin një numër i madh azil-kërkuesish gjë rriti në një masë të konsiderueshme shpenzimet e vendeve ballkanike për trajtimin e tyre me ushqim dhe shërbim shëndetësor.
Situata u tensionua edhe në mes të muajit nëntor. Vendet ballkanike, duke ndjekur udhëzimet e Bashkimit Europian, vendosën të ndalonin kalimin e emigrantëve që kërkojnë azil për arsye ekonomike. Prej tani e tutje, përmes Ballkanit mund të kalojnë vetëm refugjatët që vijnë nga vendet e luftës, ku përfshihen Siria, Afganistani dhe Iraku.
Një veprim i tillë u pasua sërisht nga protesta masive, kryesisht në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Azil-kërkuesit bllokuan linjën hekurudhore që lidh dy vendet, duke kërkuar barazi me emigrantët e tjerë. Ata hynë në grevë urie si dhe qepën gojën me fije neiloni në shenjë proteste.
Duke parë bllokadën e bërë në Maqedoni dhe në vendet e tjera, emigrantët mund të kërkojnë alternativa të tjera për të mbërritur në Europën Perëndimore. Shqipëria që deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për të forcuar kufinjtë mund të jetë shtegu i tyre i rradhës.
Një ide e tillë u përforcua edhe nga vizita e Presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, më 22 nëntor në Tiranë. Ai bëri me dije se turi i tij dy ditor në ballkan, ku përfshiheshin takimet me Kryeministrin Serb Alexander vucic, si dhe me Presidentin Maqedonas, Nikola Gruevski, kishte si temë kryesore diskutimi, situatën e emigrantëve. Por pse zgjodhi Presidenti i Këshillit të Europës që të diskutonte krizën e azil-kërkuesve në Tiranë, në një kohë kur Shqipëria nuk është prekur nga një problem i tillë? Mos vallë liderët e BE-së i druhen rikthimit të skafeve në Adriatik?
Mediat e gadishullit apenin, duke cituar burime konfidenciale pranë BE-së bënë me dije se ky rrezik i mundshëm i ishte parashtruar përfaqësuesve të Bashkimit Europian nga zyrtarët italianë, gjatë samitit të jashtëzakonshëm që u mbajt për emigrantët.
Një tjetër arsye që përforcon idenë e përfshirjes së Shqipërisë në itinerarin e emigrantëve është ulja e temperaturave. Rruga përmes adriatikut mund të evitojë kushtetet e vështira atmosferike me të cilat refugjatët do duhet të përballen në rast se do të udhëtojnë përmes Ballkanit. (Ora)