4 makina janë djegur në garazhin e një pallati në ndërtim në Tiranë ditnë e sotme.
Një makinë është djegur, si pasojë janë djegur dhe tjerat që kanë qenë në afërsi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme. Dyshohet për të qëllimshme pasi zjarri ka ndodhur në pjesën e brendshme të garazhit, në të cilin kanë qenë rreth 500 automjete.
“Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale”, thotë policia./a.p