Jose Mourinho do të shkarkohet nga Chelsea nëse humbë ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.
Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet pas humbjes së Chelseas ndaj Bournemouth, në Stmeford Bridge, me rezultat 0:1. Sipas gazetës The Independent, strategu portugez do të shkarkohet nga Chelsea nëse humbë ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.
Chelsea po kalon një sezon të vështirë. Londinezët gjenden në vendin e katërmbëdhjetë në tabelë me vetëm pesëmbëdhjetë pikë të tubuara.