Deri më tani, me vaksinën e Pfizer e kanë marrë dozën e parë 650 mjekë e infermierë. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Rinasi ku po pritej dërgesa e parë nga Pfizer.
Po ashtu, ministrja tha se me mbërritjen e vaksinave, nesër fillon bërja e dozës së dytë. Më tej, do të marrin dozën e parë mjekë e infermierë të tjerë si dhe disa në spitalet rajonale që janë të ekspozuar ndaj virusit.
“Shtrihemi në territor nëpërmjet një rrjeti kapilar të procesit të vaksinimit.”
Sa i përket situatës aktuale të të infektuarve, ministrja tha se numrat janë të qëndrueshëm.
“Kemi një situatë të kontrolluar, numrat janë të qëndrueshëm. Numri vlerësohet të jetë në një trend të qëndrueshëm. Lufta me virusin nuk ka përfunduar. Po vijojmë punën për fuqizimin e kapaciteteve, ende vende të lira. Nuk jemi në mbingarkesë. Fuqizimi i masave ekzistuese, është e një rëndësie primare.”
Kurse, nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarja e ABC, Erblina Mile sesa kanë kushtuar dozat e blera nga Pfizer, kryeministri Edi Rama tha se përbërja e kontratës me kompaninë është konfidenciale. abcnews.al/