Gazeta ‘Shekulli’ shkruan sot se në protestën e 8 dhjetorit, Partia Demokratike ka menduar si opsion edhe skenarët e dhunës si shenjë zemërimi ndaj qeverisjes së majtë. Ky opsion sigurisht që nuk mund të vërtetohet paraprakisht, por një tjetër faqe në Facebook ka postuar një fotografi të pazakontë.
Një prig gurësh rrëzë një peme pranë kryeministrisë ngjall dyshime nëse janë lënë apostafat aty për t’u përdorur nesër nga demokratët…
“Duke bërë përgatitjet për 8 dhjetorin” – shkruan faqja e quajtur ‘Harta Dixhitale e Aksidenteve”.