Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se ngarkesa e parë e ‘’Pfizer’’ ën Shqipëri është 1 mijë e 170 doza të vaksinës.
Rama thotë se pavarësisht shifrës, ‘’Pfizer’’ zotohet që brenda shkurtit të vijnë gjithë dozat e angazhuara.
Ai shton se gjithsesi shpresat për muajt e ardhshme nuk janë varrur vetëm tek Pfizer, pasi marrëveshja me AstraZeneca ësthë afër, kurse Shqipëria është në kontakt dhe me 4 vende si dhe me kompanitë e tjera farmaceutike që pritet të nxjerrin të tjera vaksina.
”1 mijë e 170 doza, që do fusim në proces vaksinimi që kanë , dozat e dyta i kemi gati. Edhe 1 mijë e 170 të tjera.
Zotimi nga Pfizer ësthë se brenda muajit shkurt, në javët në vijim nuk po jap data se këtu u bë histori ndryshimesh të vazhdueshme, brenda shkurtit vijnë dhe dozat e angazhuara qoftë 10 mijë e 750, qoftë 31 mijëshi.
41 mijë dozat që ishin të parashikuara në fund janar-shkurt janë të angazhuara, nga Pfizer siç po ju them. Nëse do ketë ndryshime ju informoj. E rëndësishme ësthë që vaksinim vijon em të tjerët, sipas listët.
Radhën e ardhshme kemi për të marrë dozat e tjera, do të priten në mënyrë transparente. Nuk do jetë i njëjti kuriozitet, ne do të hyjmë në proces edhe për moshat më të thyera, sipas planit nga MSH.
Aman ne ndërkohë jemi shumë afër finalizimit të kontratës me kompaninë AstraZeneca, nuk dua detaje të jap sepse çdo detaj që thuhet sot ndryshon nesër, jo për shkakun tonë. Jemi optimistë, jemi shumë optimistë dhe të ecim për skenarin e parë. Vaksinimi i gjithë atyre që duhet vaksinuar, apo kanë dëshirë, në 14 muaj. Akoma qëndron. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri muajt mars, prill, qershor, sepse skeduli kontraktual është fleksibël. Nuk kemi varur veten vetëm tek Pfizer, as tek COVAX, as BE, as një palë, as palës tjetër. Kemi ndërkohë ndërveprim intensiv siç ju kam thënë me 3, tani janë 4 shtete brenda dhe jashtë BE, gjithmonë me synimin të garantojmë vaksinat perëndimore.
E dini që janë dhe disa vaksina të tjera rrugës, që presin të dalin e aprovohen, kemi kontakte me të gjithë. Jam i bindur se jemi në lartësinë e detyrës. Nuk dua të zgjatem më shumë.”- tha Rama.