Deputeti Halit Valteri, nga Kuvendi deklaroi se Shqipëria është bërë e pajetueshme, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 25 prillit as kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe as kreu i PD Lulzim Basha nuk mund të pretendojnë se janë alternativa të reja.
“Shqipëria nuk është shtet i jetueshëm. Duhet të kemi ligj të specifikuar për azilantët. Emigrimin e kemi vuajtur mbi shpinë. Azilantët në vend nuk vijnë për të bërë jetesë, sepse këtu po ikin vetë shqiptarët. Tre politikanë janë këtu që kur isha fëmijë.
Qytetarë shqiptarë, mendoni për veten tuaj. Korrupsioni në vend është kthyer në sistem. As Monika Kryemadhi dhe as Basha nuk mund të pretendojnë se janë alternativa të reja. Në duart e politikanëve të korruptuar shqiptarë janë dy e treta e pasurisë sonë në total. Edhe 21 janari, ata që vranë janë në poste shtetërore. Të gjithë politikanët duan të vjedhin. Më 25 prill dënoni mashtruesit”, deklaroi Valteri.
g.kosovari