Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, është shprehur se “në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor”.
“Ky fakt tepër tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore.
Në kushtet kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, te publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit.
COVID-19 nuk po ndalet! Ndaloni menjëherë pagesat buxhetore për PPP-të! Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e shqiptarëve! Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, jo për oligarkët”, shkruan Meta në rrjetin social.
/a.r